Shkup, 10 dhjetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) u bën thirrje kompanive t’i respektojnë obligimet e konstatuara me Ligj dhe me Marrëveshjen kolektive mes të cilave është edhe pagesa e K-15-shit deri në fund të vitit.
Pagesa e regresit për pushimin vjetor (K-15), siç kumtoi MPPS, është e drejtë që është konstatuar me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin privat nga fusha e ekonomisë. Në Marrëveshje është konstatuar se punëtori ka të drejtë regresi për pushim vjetor në vlerë prej së paku 40 për qind të bazës, nën kushtin që punëtori të ketë punuar së paku gjashtë muaj në vitin kalendarik tek punëdhënësi i njejtë.
“Inspektorati shtetëror i punës është organ i cili është kompetent të kryejë mbikëqyrje inspektuese ndaj zbatimit të të drejtave dhe obligimeve të punëtorëve dhe punëdhënësve të konstatuara me Ligj dhe me Marrëveshje kolektive”, theksohet në kumtesë.
MPPS u bën thirrje punëtorëve, që mospagesën e K-15-shit ta paraqesin në telefonin kujdestar për punë 15 131.
Përmendin se në rastet ku do të konstatohet se nuk është vepruar në pajtim me Ligjin dhe Marrëveshjet kolektive, Inspektorati shtetëror për punë do të ndërmarrë masa në pajtim me Ligjin.