Konkluzionet e UNICEF-it nga analiza e fundit e sistemit ekzistues për kompensimet fëmijërore janë plotësisht në përputhje me reformën sociale që e propozoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).
UNICEF-i, shkruan në kumtesë, rekomandon transformimin e kësaj mase, duke pasur parasysh mundësitë e vogla se kompensimi prindëror do të ketë ndikim në vendimin e familjeve me pronë relative që të kenë më shumë fëmijë, si dhe mospërputhjet e politikës kur të krahasohet me limitin për kompensimin fëmijëror dhe përfshirjen e tij të vogël. Qëllimi i këtij hapi janë burimet e kufizuara buxhetore të cilat janë në dispozicion për tu shfrytëzuar në mënyrë efektive për t’iu përgjigjur nevojave të familjeve më të varfra. Sipas analizës, sistemi aktual për ndihmë financiare sociale nuk i jep rezultatet e dëshiruara.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë këto çështje i ka përfshirë në reformën për mbrojtje sociale dhe fëmijërore. Janë vendosur të ardhura minimale të garantuara, por edhe zgjerohet e drejta për përdorimin e kompensimit fëmijëror dhe arsimor. Kjo domethënë se numri i fëmijëve të cilët do të pranojnë kompensim fëmijëror prej 3.200 shfrytëzues do të rritet në 73.500. Përveç asaj, vendosin një të drejtë të re, kompensim arsimor. Këtë kompensim në vend të 3.800 do të mund ta shfrytëzojnë 64.316 fëmijë”, kumtoi MPPS.