Në përputhje me ligjin, tokën ndërtimore faktikisht edhe pse është në pronësi shtetërore mund ta shfrytëzojnë edhe investitorë qofshin ata persona juridik apo fizik. Aprovimi i programit tani mundëson edhe në komunën e Dibrës e veçmas në lokacionet atraktive të tërheq shumë investitor
Vjollca SADIKU
Dibër, 12 mars – Programi për punën në fushën e posedimit me tokën ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës Dibër për vitin 2022 ka marrë dritë jeshile nga Këshilli i komunës Dibër. Është një program i cili është në përputhje me interesat lokale për të ofruar investime në sfera të ndryshme. Me këtë program faktikisht mundësohet e drejta për ndërtim, shfrytëzim, përcjellje të së drejtës për ndërtim të personave të tjerë si dhe tjetërsim të tokës ndërtimore. Në përputhje me ligjin, tokën ndërtimore faktikisht edhe pse është në pronësi shtetërore mund ta shfrytëzojnë edhe investitorë qofshin ata persona juridik apo fizik.
Aprovimi i programit tani mundëson edhe në komunën e Dibrës e veçmas në lokacionet atraktive të tërheq shumë investitor. Në sqarimet që jep kryeshefi në sektorin për urbanizëm pran komunës Dibër Gazmend Cami thotë se një ndër lokacionet më atraktive është territori i ish kazermës ushtarake të ARM-së ku faktikisht jepen katër parcela ku investitorët mund të realizojnë projektet e tyre prodhuese. Bëhet fjalë për një lokalitet në fillimin të bllokut 25 ku me të vërtet infrastruktura është e gatshme duke përfshirë këtu edhe furnizimin me ujë dhe energjinë elektrike. Të theksojmë se më parë respektivisht para disa viteve pjesa tjetër i këtij lokacioni është dhënë për ndërtim edhe tani kjo pjesë më atraktive përsëri do të jepet për investime. Merret vesh se ka investitor vendor por edhe të jashtëm të cilët preferojnë këtë lokalitet atraktiv për ndërtimin e bizneseve të ndryshme.
Duke marrë parasysh se baza ligjore e Programit për menaxhim me tokën ndërtimore është Ligji për vetëqeverisjen lokale, tani pushteti vendor duke respektuar normat ligjore dhe dokumentet planore bazike siç janë studimi për zhvillimin ekonomik të komunë Dibër nga viti 2005, Plani aksionar ekologjik lokal për komunën Dibër, Strategjia për zhvillim të qëndrueshëm të komunës Dibër dhe Plani gjeneral mundësojnë që nëpërmjet investimeve në këta lokalitete të mundësojnë një zhvillim të qëndrueshëm jo vetëm të qytetit por edhe të mbar komunës. Këshilltarët të të gjithë partive politike përshëndetën këtë program për punë në fushën e posedimit me tokën ndërtimore në pronësi të shtetit për vitin 2022 dhe janë optimist se pikërisht ky program mundëson një zhvillim të mëtutjeshëm të komunës. (koha.mk)