Milot Rashica është pranë kalimit te skuadra e Premierligës. Rashica tashmë po i përgatit valixhet që të largohet nga Werderi drejtë një skuadre të re. Nga shumë media botërore, raportohej se për kosovarin ishin të interesuara klubet si, AC Milan, Leipzigun dhe skuadrat nga Premierliga përfshirë Aston Villën. E për këtë të fundit si duket gjërat janë afër, pasi gazetari kosovar,
Arlind Sadiku përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, e ka bërë të ditur edhe skuadrën e re të Rashicës, që pritet të bëhet zyrtare brenda javës. Postimi i plotë i Sadikut:
“Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen, më se largu deri në fund të javës së ardhshme. Para disa javësh ai kishte arritur marrëveshje personale me Laipzigun por Ëerder Bremen nuk është i kënaqur me ofertën. Kërkesë zyrtare për shërbimet e Rashicës kanë bërë Monaco, Aston Villa dhe Wolverhampton. Sipas burimeve të mia, oferta e Aston Villës është më e levërdishmja për Werderin dhe ka shumë mundësi që Rashica të transferohet në Premier League gjatë javës së ardhshme”, thuhet në postimin e gazetarit Sadiku, përcjellë gazeta Koha.mk.