Shkodran Mustafi ka dhuruar disa momente magjike gjatë kohës derisa po kryente nxemjet në prag të takimit Napoli-Arsenal, që u luajt në kuadër të Europa Ligës. Arsenali e mposhti Napolin edhe në Itali dhe me rezultat të përgjithshëm 3-0 anglezët eliminuan skuadrën e Ancelottit nga Europa Ligë, shkruan Periskopi, transmeton gazeta Koha. Shkodran Mustafi nuk u paraqit në këtë takim, por megjithatë një video e tij ku shihet duke bërë stila ‘alla Ronaldinho’ është bërë virale në rrjetet sociale. Në videon e mëposhtme do ta shihni se me sa klas e pranon një top Mustafi dhe më pas fillon të vallëzojë paksa. Madje pas kësaj video yllit shqiptar po i referohen si Mustafinho.