Napoli e ka fituar në derbi përballë Milanit. Skuadra e trajnerit Sarri ka fituar me rezultat 2-1 në stadiumin “San Paulo”, shkruan Gazeta BlicNapoli gjatë gjithë ndeshjes ishte skuadër më e mirë se sa skuadra nga qyteti i modës dhe kështu kur po luhej minuta e 33 sulmuesi italian Lorenzo Insgne shënoi për 1-0, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Napoli shënoi edhe njëherë ishte mesfushori polak Zielinski i cili realizoi një gol të bukur pasi pranoi një top të mirë nga Dries Mertens. E gjitha çfarë arriti të bëjë Milan ishte një super gol i Romagnoli në minutën e 92 të takimit. Pas kësaj fitore Napoli tani ka 35 pikë dhe renditet në vendin e parë në Serie A, ndërkohë Milan thellohet në krizë dhe tani ka vetëm 19 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.