Fernando Llorente mund të konsiderohet praktikisht një futbollist i Napolit. Marrëveshja për kalimin e sulmuesit spanjoll te klubi i kaltër është mbyllur, tashmë pritet vetëm që ish-bomberi i Juves të kalojë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratë. Llorente te Napoli do të firmosë për 1 vit me një pagë që kap shifrën e 4 milionë eurove ndërkohë në rast se arrin të shënojë një numër të caktuar golash flitet për 12, rinovimi i tij do të jetë automatik edhe për një tjetër sezon. Ky transferim me parametër zero mund të mbyllet para supersfidës Juventus-Napoli të kësaj të shtune.
Te Napoli, Llorente do të jetë zëvendësuesi i polakut Milik i cili pritet të rinovojë kontratën teksa do të firmosë një marrëveshje të re 5-vjeçare me Napolin nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon, ndërkohë te Napoli po punojnë edhe për merkaton në dalje pasi Ounas është transferuar te Nice në formë huazimi për 5 milionë euro me të drejtë blerjeje nga ana e klubit francez pas një viti për 20 milionë euro të tjera.