Bruksel, 27 nëntor – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stontelberg dhe kryetari i “Boing Internashënell”, Ser Majkëll Artur sot nënshkruan marrëveshje të re në lartësi prej një miliardë dollarësh për modernizimin e flotës së inteligjencës të Aleancës, transmeton gazeta KOHA.
“Bëhet fjalë për rindërtimin e katërt të këtij lloji aeroplanësh të NATO-s pas për herë të parë u lidh marrëveshje me ‘Boing’ në vitin 1977. Me modernizimin e flotës, Aleanca është siguruar nga ky rajon në vitin 2035”, tha sekretari i përgjithshëm.
Aeroplanët e inteligjencës së NATO-s marrin pjesë në operacione të shumta të Aleancës, si për shembull në luftën kundër Shtetit Islamik.
Marrëveshja e re është për 14 aeroplanë të ri dhe financohet prej 16 vendeve anëtare të NATO-s si dhe kompani private nga Evropa dhe Amerika Veriore.
“NATO prej së afërmi do të punojnë me industrinë, do të shqyrtojë si teknologjia, sistemet autonome dhe të dhënat e mëdha, mund t’i ndihmojnë NATO-s të qëndrojë në maje”, deklaroi Stoltenberg dhe potencoi se Aleanca mendon për modernizimin e flotës pas vitit 2035.(koha.mk)