Shkup, 22 janar – Mbështetja për rrjedhën aktuale të reformave, si dhe një vlerësim pozitiv të progresit të bërë në kuadër të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, u dha sot nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Inteligjencë dhe Siguri Arnt Frajtag fon Loringhofen në takimin me Ministrin Oliver Spasovski në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Siç njoftojnë nga Ministria, Arnt Frajtag fon Loringhofen i cili është për vizitë në Maqedoni, e përshëndeti marrëveshjen e arritur politike me miratimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën i hapet rruga Maqedonisë drejt integrimeve në NATO dhe në BE.
“Ministri Spasovski i njohu të ftuarit me vijimin e deritanishme të reformave dhe me implementimin e sistemit të ri për ndjekjen e komunikimeve, ndërsa e njohu edhe me detaje nga tekstet e ligjeve me të cilat vazhdohen reformat në sektorin e sigurisë dhe kundërzbulimit”, citohet në njoftimin e MPB-së.