“Një praktikë e cmendur, një mashtrim i vërtetë”. Pa përdorur lojëra fjalësh, Martina Navratilova është kthyer të kritikojë hapur pjesëmarrjen e atleteve transgjinorë në kompeticione femërore. Miti botëror i tenisit, por edhe ikona gay pasi doli hapur në fillimet e viteve 80, në kohën kur të deklarohej homoseksualiteti ishte akoma një tabu, ish-kampionia amerikane kthehet të trondisë komunitetin trans, e bashkë me ta edhe gjithë botën sportive.
Navratilova ka marrë kështu një pozicion kundërshtues absolut, ndaj mundësisë që i është dhënë atleteve të lindur burra, për të garuar kundër atleteve të lindura femër. Një diferencë biologjike që – sipas Navratilovës – kthehet në një avantazh të qartë agonistiko-sportive. “Eshtë sigurisht e padrejtë për gratë që duhet të konkurojnë kundër personave që, biologjikisht, janë ende burra – shkruan Navratilova në një editorial për Sunday Times -. Jam e lumtur ti drejtohem një gruaje transgjinore në cilëndo formë të dojë, por nuk do të isha e lumtur të konkuroja kundër saj”.