Mërgim Mavraj, mbrojtësi i shigjetuar më shumë për humbjen me Skocinë, për shkak të kartonit të kuq të marrë që në fillimi të pjesës së parë, doli përkrah trajnerit Cristian Panucci në konferencë për shtyp, kur shpjegoi se i ka kërkuar falje skuadrës, duke qenë i bindur se të gjithë bashkë mund të dalin nga kjo situatë.
Moment i vështirë: “Është shumë e vështir të gjesh çfarë mungon, është rasti të analizojmë gjërat, kemi mundësi tjetër të kualifikohemi në Europian, shqiptarët kanë treguar që në kohë të vështira janë treguar te fortë.
Marrja e përgjegjësisë: Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, për të marrë të gjitha përgjegjësitë. E kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të. Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë, përkrahjen tonë e ka. Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat. Ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri”.
Mbrojtje e brishtë: Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet. Krahasuar me të kaluarën, ndryshimi është si nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshime, kemi qarkulluar më shumë topin. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm neve”.