Tetovë, 4 tetor – Të enjten mbrëma rreth orës 20 e 40 minuta, në rrugën lokale në fshatin Sedllarcë e Epërme, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, kanë vërejtur një veturë të parkuar të tipit “Opel Vektra” me targa të Tetovës, në të cilën kanë qenë tre persona, të moshës 24 vjeçare nga edhe atë Sh.I. S.S. dhe F.I. të gjithë nga fshati Sedllarcë e Epërme.
Gjatë kontrollit ndaj tyre, tek personi S.S. policët kanë gjetur një ziper qese me marihuanë. Tre personat janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë për zbardhje të plotë të rastit. (koha.mk)