Shkup, 6 nëntor – Ka ndërruar jetë dibrani Ismail Krifca, kryetar i shoqatës qytetare “Sofra dibrane”, njëherësh aktivist i njohur në vend dhe përkthyes i disa gjuhëve. Ismail Krifca – Mali, i njohur edhe si poliglot meqë njihte shumë disa gjuhë si frëngjishten, gjuhën italiane, angleze, gjermane, rusishte dhe gjuhët që flisnin popujt e ish Jugosllavisë, lindi në Dibër më 1967 dhe shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, shkruan gazeta KOHA. Fakultetin e Ekonomisë e kreu në Shkup në Universitetin “Kirili dhe Metodi”. Më pas qëndroi në Britaninë e Madhe. Si i ri ishte aktiv në shumë sfera të jetës, kurse karrierën si përkthyes e filloi në vitin 1994. Ismail Krifca ishte edhe njëri ndër themeluesit e parë të shoqatës qytetare “Sofra dibrane”. Ndryshe, Mali Krifca ishte shqiptari i vetëm i pranishëm në tryezën e Marrëveshjes së Kumanovës, kur Beogradi zyrtar firmosi largimin nga Kosova, në vitin 1999. (koha.mk/V.S)