Bruksel, 5 maj – Bashkimi Evropian do të mobilizojë 2,2 milionë euro ndihmë emergjente për grupet më të rrezikuara në Indi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Shpërthimi i rasteve Kovid-19 në Indi, si dhe mungesa e pajisjeve themelore mjekësore të tilla si oksigjeni e ka ngrit Bashkimin Evropian në këmbë.
Vendet anëtare filluan të dërgojnë bombola me oksigjen dhe ilaçe antivirale javën e kaluar përmes Mekanizmit të Ndihmës Civile.
Komisioni Evropian kumtoi sot se po mobilizon 2,2 milionë euro që do të shkojnë për ta mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetësisë për t’i ndihmuar pacientët më të prekur dhe për ta forcuar kapacitetin laboratorik në Indi.
Eurokomisa për ndihmë humanitare, Janez Lenarçiç, tha se BE është në dispozicion për mbështetje të mëtejshme.