Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka premtuar shumë reforma për femrat, por ka akoma vendime të rëndësishme që një grua në Arabinë Saudite ende nuk mund të bëjë. Të cilat përfshijnë aftësinë për t’u martuar, për të udhëtuar ose për të kërkuar trajtim mjekësor. Këto janë shtatë gjërat që një femër nuk mund të bëjë në Arabinë Saudite
– Martesa. Leja për t’u martuar duhet të jepet nga prindi ose kujdestari. Gratë që kërkojnë të martohen me të huajt duhet të marrin miratimin nga Ministria e Brendshme dhe martesa me jo-muslimanët është aq e vështirë sa quhet e pamundur.
– Të hapë një llogari bankare. Nuk u lejohet të kenë llogarinë e tyre bankare për të kontrolluar financat e tyre dhe të shtëpisë pa lejen e burrave e cila duhet të jetë e firmosur nga ata.
– Udhëtimet. Pasaportat dhe letërnjoftimet duhet të merren me lejen e një kujdestari mashkull. Gratë zakonisht nuk lejohen të largohen vetëm nga shtëpia.
– Vishen si të duan. Make-up është i paligjshëm dhe veshjet moderne përbëjnë ekzagjerim. Rroba të gjata dhe me ngjyra të lehta që të mos bien shumë në sy, të mos kenë prerje të veçantë, por të jenë njëlloj si veshjet e tjera të lejuara. Në vendosjen dhe ngjyrën e shamisë nuk ka hapësira për të eksploruar.
– Takime me burra. Bisedat dhe koha e kaluar me burra që nuk janë anëtarë të familjes janë të kufizuara. Në publik, restorante, universitete dhe hapësira të tjera kanë si një seksion “familjar” dhe një seksion të rezervuar për meshkujt.
– Trajtimi mjekësor. Edhe operacionet dhe procedurat për shpëtimin e jetës kërkojnë nënshkrimin nga një i afërm mashkull.
– Kujdestaria e fëmijëve. Në rastet e divorcit, femrat lejohen vetëm të kujdesen për fëmijët e tyre derisa të arrijnë moshën shtatë vjeçare (djemtë) dhe nëntë (vajza).