La Paz, 18 nëntor – Banorët e disa qyteteve boliviane paraqitën se kanë mungesë të ushqimeve dhe derivateve për shkak të protestave të ithtarëve të presidentit të rrëzuar, Evo Morales.
Qeveria e përkohshme boliviane kumtoi se përpjekjet e saj për furnizim të La Pazit janë përballur me sfida, sepse pohojnë se ithtarët e Moralesit ndërprenë disa marshruta transportuese, transmetojnë mediumet amerikane.
Bllokimi rreth qytetit Santa Kruz, gjithashtu e prishi tregtinë. Prodhuesit thonë se pemët dhe perimet shtrenjtohen në kamionët që nuk arrijnë në tregje.
Së paku 23 persona humbën jetën gjatë dhunës në rrugë që shpërtheu menjëherë pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale, të mbajtura më 20 tetor.
Morales shpalli fitore që në rrethin e parë të votimit, por ithtarët e tij kumtuan se ka pasur parregullsi zgjedhore, dhe filluan protesta masovike. Pasi që u konkludua se, megjithatë, ka pasur parregullsi zgjedhore, Morales më 10 nëntor dha dorëheqje dhe u largua drejt Meksikës, ku menjëherë kërkoi dhe mori azil.(koha.mk)