Uashington, 2 tetor – Mot i ngrohtë nëpër Evropën veriore pritet në muajin tetot dhe nëntor, ndërsa temperaturat sërish do të ngriten mbi të zakonshmet për këtë periudhë të vitit në muajin dhjetor, kumtoi sot servisi amerikan Uedhër kompani (Weather Company).
Në jug të Evropës, midis tetorit dhe dhjetorit parashikohet mot më i ngrohtë se zakonisht.
Reshje të rrëmbyeshme të shiut priten në Britani të Madhe, në Evropën veriore dhe në Skandinavinë jugore, ndërsa në skaj të veriut dhe në pjesën jugore të Evropës do të jetë thatë.
Tod Kraford, meteorologu i përgjithshëm i kompanisë, thotë se pjesa më e madhe e Evropës veriore do të mund të përballet me dimrin e parë shumë të ftohtë nga viti 2012 në janar dhe shkurt.