Gostivar, 18 tetor –Sipas të dhënave që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në këshillin e komunës së Gostivarit më shumë mandate do të ketë BDI-ja nëntë. Për listën e tyre kanë votuar 8.428 votues gjegjësisht 24,78 për qind. I dyti sipas numrit do të jetë grupi i këshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët me tetë anëtarë, ndërsa lista e tyre në zgjedhjet e së dielës ka fituar mbështetje prej 6.822 votash (20,05 për qind). Nga katër mandate fituan koalicionet e udhëhequra nga LSDM-ja 4.510 dhe VMRO-DPMNE 4.603, për ta kanë votuar (13,26 për qind), gjegjësisht (13.53 për qind) e votuesve. Tre parti politike në përbërjen e re të këshillit të Gostivarit do të përfaqësohen me nga dy përfaqësues. Koalicioni i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dhe Unitetit i fituan dy mandate me 1.891 (5,56 për qind) të votave. Po aq kanë edhe Lëvizja Besa për 2.155 votat e fituara (6,33 për qind) dhe Partia Demokratike e Turqve (PDT) me 2.176 (6,40 për qind) të cilët fituan 1.126 vota (3,31 për qind). Partia Demokratike Shqiptare PDSH me 914 vota (2,69 për qind) nuk fitoi asnjë mandat. Në komunën e Gostivarit në zgjedhje lokale kanë votuar 34.022 persona (42,72) ndërsa 1.392 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.