Shkup, 23 shkurt – Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 27 pacientë të rinj për shjkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 254 persona, të dyshimtë ose të konfirmuar për Kovid-19 po shërohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interne ka pasur 10 pranime.
Në kovid-qendrat në SPQ “8 Shtatori” ka pasur nëntë pranime të reja të pacientëve dhe tre në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle janë pranuar pesë pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara në shtëpi janë lëshuar 23 pacientë të shëruar.
Në këtë moment në Klinikën për lëkurë, në kovid-qendrën po shërohen 20 pacientë, në Klinikën për neurologji 13 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 28 pacientë me simptome të koronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 76 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë shtrirë 90 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 26 pacientë. Në KGJO ka një paciente pozitive në kovid të hospitalizuar.
Gjithsej 254 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 po shërohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Numër i madh i pacientëve janë në përkrahje të oksigjenit.
Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është stabil dhe në mëngjes deri ora 8 ka pasur 95 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas çregjistrimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit, qëndron në kumtesë.