Shkup, 26 shkurt- Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot filloi Konferenca e 13-të e Komisioneve parlamentare për çështje evropiane/integrime të shteteve të përfshira në procesin e stabilizim-asociimit të EJL-së – Kosap. Folës të ftuar në konferencë janë edhe treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan.
Konferenca ka dy sesione edhe atë për Perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sundimi i drejtësisë në Ballkanin Perëndimor.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në hapje të Konferencës theksoi se prioritetet strategjike të Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO.
“Shumica aktuale parlamentare dhe ky koalicion qeveritar janë të vendosura që t’i tejkalojnë ato çështje të hapura, të cilat na bllokojnë në rrugën evropiane, e me këtë përfundimisht të marrin datë për fillim të bisedimeve me BE-në”, tha Xhaferi.
Marrëveshjen me Bullgarinë dhe bisedimet me Greqinë për kontestin me emrin, tha Xhaferi, e konfirmojnë përcaktimin i Maqedonisë përmes dialogut dhe respektimin i ndërsjellë që të gjenden zgjidhje dhe për çështjet më të ndjeshme.
Duke folur për reformat e parashikuara me Planin 3-6-9, Xhaferi tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm angazhimin i shumicës parlamentare dhe Qeverisë, por nevojitet edhe inkuadrimi i plotë i opozitës.
Si folës të ftuar në sesione krahas tre eurodeputetëve janë paralajmëruar dhe euroambasadori Samuel Zhbogar, Kristian Vigenin, kryetari i Komisionit për çështje evropiane dhe kontroll të Fondeve evropiane, ambasadori i SHBA-së në Maqdoni, Xhes Bejli, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ai i Drejtësisë, Bilen Saliji.
Organizator është Komisioni kuvendor për çështje evropiane.
Kryetari i Komisionit, Artan Grubi, si kryesues i konferencës e ftoi Bashkimin Evropian që të mos e lë Republikën e Maqedonisë dhe Ballkanin ende në pritje, ku, siç theksoi, fryjnë erëra lindore.
Grubi thotë se konferenca bëhet në periudhën mes publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor të KE-së, pas vizitës së kryetarit të KE-së Zhan Klod Junker në Maqedoni që të bëhet një lloj presioni që Maqedoninë të marrë raport pozitiv për progresin dhe rekomandim të pastër për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, BeH-së, Serbisë Turqisë dhe Malit të Zi, si dhe Bullgaria, e cila është kryesuese aktuale. Të ftuar janë edhe përfaqësues të bashkësisë akademike në Maqedoni, katërmbëdhjetë organizata civile, si dhe kori diplomatik.
Siç është paralajmëruar, në fund të konferencës do të miratohet deklaratë e përbashkët.