Deri në orën nëntë të mëngjesit në Mavrovë-Rostushë kanë votuar 196 persona ose 2,03 për qind nga të regjistruarit, ndërsa në komunën Vrapçisht 349 persona ose 1,37 për qind.
Sipas të dhënave fillestare nga Komisioni komunal i zgjedhjeve Mavrovë-Rostushë, prononcimi në referendum tani për tani po rrjedh po rrjedh pa probleme dhe nga ora shtatë janë hapur të gjithë vendvotimet. Numri i votuesve është 9.672, të cilët të drejtën e votimit do ta realizojnë në 39 vendvotime.
Edhe në Vrapçisht votimi rregullisht po zhvillohet. Në territorin e kësaj komune ka 25.454 qytetarë me të drejtë të votës dhe 39 vendvotime.Gjatë ditës së djeshme, nëntë persona të cilët vuajnë dënime me burgim kishin mundësi që ta japin votën e tyre. Nga KKZ konfirmuan se procesi për prononcim ka filluar në orën shtatë.