Shkup, 7 shkurt – Në drejtimin rrugor Koçan-Makedonska Kamenicë në vendin e quajtur Draki ka rrëshqitje të tokës për shkak të së cilës komunikacioni është në ndërprerje, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Paraprakisht, rreth mesditës “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se reshje të borës së dobët ka në Kodrën e Diellit dhe vendkalimin malor Strazhë, por që ato nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit.