Nju-Jork, 4 janar – Në Nju-Jork gjatë vitit 2018 janë kryer numër i vogël rekord i vrasjeve, bënë të ditur shërbimet policore.
Në qytetin më të madh amerikan në vitin 2018 janë regjistruar 289 vrasje, që paraqet një për qind më pak nga viti i kaluar dhe është niveli më i ulët nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar.
Numri i vrasjeve është ulur për 45 për qind në dekadën e fundit. Në vitin 1990 janë kryer 2.245 vrasje.
Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bil de Basio e ka lavdëruar policinë për punën e tyre, duke theksuar se këto rezultate janë arritur edhe falë “policisë fqinje”, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2015.