Paris, 9 dhjetor – Samiti i shumëpritur i Katërshes së Normandisë mbahet sot në Paris, ku temë është zgjidhja e krizës në Ukrainë, ndërsa aktorët kryesorë janë presidentët e Rusisë, Ukrainës, Francës dhe kancelarja gjermane, transmeton gazeta KOHA.
Në kryeqytetin francez tashmë mbahen mbledhje të ndara, Presidenti rus Vladimir Putin menjëherë pas arritjes në Paris u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi mbahet në Pallatin e Eliseut me dyer të mbyllura.
Njëkohësisht, presidenti francez Emanuel Makron në rezidencën e tij bisedoi me liderin ukrainas Volodimir Zelenski.
Pas takimeve dypalëshe, liderët e katër vendeve do të mbajnë mbledhje të përbashkët.
Pas samitit të Katërshes së Normandisë, është planifikuar takim mes Putinit dhe Zelenskit, paralajmëroi paraprakisht këshilltari i Kremlinit, Jurij Ushakov.
Ky do të jetë takimi i parë personal i Putinit dhe Zelenskit, i cili në detyrën president i Ukrainës hyri në maj të këtij viti. Ata deri më tani kanë biseduar katër herë në telefon.(koha.mk)