Shërbimi meteorologjik i Portugalisë sot kumtoi se në tetë vende matëse në vend ka matur temperatura të larta rekorde të ajrit.
Temperatura më e lartë prej 45,2 gradë Celsius është matur në afërsi të qytetit Abratesh, në verilindje të Lisbonës.
Për sot meteorologët portugeze parashikojnë temperatura deri në 45 gradë Celsius, ndërsa për nesër paralajmërojnë mot edhe më të ngrohtë dhe temperatura edhe deri në 47 gradë.
Temperatura më e lartë në Portugali deri më tani është matur gjatë verës së vitit 2003 dhe ka arritur 47,4 gradë Celsius.
Për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë, në Portugali është shpallur alarm i kuq, ndërsa shërbimet e shpëtimit, personeli mjekësor dhe brigadat e zjarrfikësve janë në gatishmëri e sipër.