Moskë, 30 korrik – Më shumë se 95 për qind e rasteve të reja të virusit korona në Rusi janë të variantit delta, deklaroi drejtori i Qendrës për Virologji dhe Bioteknologji, Rinat Maksjutov.
“Në disa rajone ruse, delta është e pranishme te 95 për qind e rasteve, në krahasim me variantet e tjera të kovidit”, tha Maksjutov.
Varianti delta, për herë të parë është zbuluar në Indi, po përhapet në mbarë botën dhe është variant më dominues i kovid në shumicën e vendeve.