Në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 12 aksidente në të cilat një person është lënduar rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Në nëntë aksidente ka pasur vetëm dëm material.
Gjashtëdhjetë e tetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 25 shoferë janë përjashtuar nga trafiku edhe atë për shkak të drejtimit të automjetit në ndikim të alkoolit, 17 shoferë për shkak për shkak të mospasjes së patentit për drejtim të automjetit dhe dy shoferë fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 14 automjete edhe atë 13 sepse nuk kanë qenë të regjistruara dhe shtatë të cilët kanë qenë teknikisht të parregullta.
Në mënyrë të parregullt janë parkuar 109 automjete, ndërsa 53 janë larguar nga “karrotreci”.