Zejnulla VESELI
Shkup, 5 mars – Numër më i madh i firmave vendore dhe të huaja janë të përqëndruara në qytetin e Shkupit duke krijuar kështu një disparitet të fuqisë ekonomike midis firmave eksportuese dhe kapitalit. Kështu thuhet në studimin e fundit “Doracaku për eksportuesit fillestar”, shkruan gazeta KOHA. Analizat e bëra në këtë studim rezultojnë se ka dallim shumë të lartë sa i përket përqendrimit të biznesit midis qyteteve në Maqedoni dhe se në bazë të veprimtarisë afariste që ushtrojnë bizneset dallimi është 10 ndaj 1 gjegjësisht numri më i madh i bizneseve me kapital vendor dhe kapital të huaj janë të përqendruar në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup.
Analistja ekonomike Mirjana Doçovska thotë se kur flasim për kritere atëherë këtu kemi një dallim të madh sa i përket përqendrimit të firmave me orientim importi dhe eksporti dhe se nëse do të bënim krahasimi me Shkupin dhe qytetet e tjera në Maqedoni i bie që në Shkup çdo të dhjetën firmë qofte vendore apo e huaj me veprimtari me orientim importues apo eksportues e kë të vendosur në Shkup, ndërsa 1 firmë me performanca të këtilla mund ta gjesh në qytetet tjera të Maqedonisë.
“Një punë është shumë e qartë se mangësitë e sistemit të mëparshëm dhe rezultatet e dobëta sa i përket eksportit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në mënyrë direket vetë shteti ka kontribuar që numri më i madh i kompanive eksportuese të vendosën në Shkupi dukë e bërë Shkupin me një forcë të madh të ekonomike dhjetë herë më të fuqishme se sa qytete tjera të Maqedonisë. Me saktë kriteret e ndryshme të krijuara nga vetë shteti ka bërë të kemi një disparitet sa i përket përqendrimit të firmave në qytetin e Shkupit kundrejt qyteteve tjera. Për fat të keq ky është realiteti i sëmur i këtij shteti”, thotë Doçovska.
Edhe ekspertët ekonomik janë të mendimit se mangësitë e sistemit ka bërë shumë biznesmen në Maqedoni të mos jenë shumë të informuar për të dal në tregjet evropiane. Eksperti ekonomik Dragan Ilievski thotë se problemet me të cilat më së shumti ballafaqohen firmat eksportuese në Maqedoni është mosnjohja e mjaftueshme dhe mundësive që ofron eksporti i mallrave në tregjet e treta. “Problemi me të cilin më së shumti ballafaqohen firma eksportuese në Maqedoni në tregjet e treta është për shkak se menaxherët e firmave nuk kanë njohuri të mjaftueshme se çfarë mundësi ofron eksporti i madh në radhë të parë në tregjet rajonale e më pas në vendet e Evropës. Pra këtu ka faj vetë shteti sepse të gjitha këto firma vendore të suksesshme me fuqitë e veta të lenë dorësh nga shteti mundohen më sakrifica të shumta të jetë prezent në tregjet ndërkombëtare”, thotë Dragan Ilievski, ekspert ekonomik për eksport. Pikërisht për ketë eksperti ekonomik Ilievski shprehet se duhet shteti së shpejti të përgatit një strategji për eksport sepse strategjia e tanishme që është në fuqi implementohet ashtu që së pari ndërton kulmin por jo edhe themelin për kompanitë vendore.
“Kemi një strategji që fillon me ndërtimin e kulmit e jo themelet sa i përket eksportit të mallrave. Shteti duhet të përpiloj një strategji që bizneset të jenë të përgatitur për eksport në tregjet e jashtme pra punët të shkojnë sipas rendit së pari themelet e më pas vendosja e kulmit”, thotë Dragan Ilievski, ekspert ekonomik. (koha.mk)