Tiranë, 12 gusht – Në Shqipëri edhe më tutje numra rekord negativë të rasteve të reja brenda 24 orëve, përkatësisht janë regjistruar 141 raste me Kovid-19, që është numri më i lartë deri më tani, nga paraqitja e pandemisë në ditët e para të muajit mars.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nga 625 testet e bëra të rasteve të dyshimta, rezultati pozitiv është tek 141 prej tyre, që është numri më i madh deri më tani. Në të njejtën kohë betejën me koronavirusin e ri e fituan 72, ndërsa e humbën tre persona”, deklaroi Rovena Daja nga Instituti shqiptar për shëndet publik.
Ajo shtoi se prej fillimit të muajit është rritur edhe numri i testeve të bëra, që në periudhën e kaluar ishte mesatarisht nga rreth 400 teste në ditë.
“Deri më tani janë bërë gjithsej 47.676 teste, rezultat pozitiv ka dalë tek 6.917, janë shëruar 3.552, ndërsa ndërruan jetë 208 persona, ndërsa aktivë ndaj sëmundjes janë 3.057 persona. Në dy spitalet për Kovid po trajtohen 116 pacientë, prej të cilëve 24 janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, shtoi dr. Daja.