Shkup, 20 shtator – Mbrëmjen e së shtunës, që ishte edhe nata e tretë të edicionit i 14 me radhe të FNT Skupifestival Shkup, në hapësirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit u dha shfaqja “E gjithë dashuria ime” e autorit Laurent Mauvignier vënë në skenë nga teatri i luftës Sarajevë nga Bosnjë dhe Hercegovina. Shfaqje u prit mjaft mirë nga publiku i festivalit, raporton KOHA.
Edhe në netët në vazhdim shfaqjet do nisin nga ora 20: 00, dhe do të luhen në hapsirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit.
Sonte vazhdojmë me “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind , në regji të Zana Hoxhës, vënë në skenë nga Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet nga Prishtina.“Zgјimi i Pranverës” është një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90-ta. Nevoja e të rinjve për të kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet 90ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo sоlidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive…
Të theksojmë se i gjithë aktiviteti i programit të festivalit do të mbahet sipas protokollit për Kovid 19, dhënë nga ministria e Kulturës së R.M.V., ndërsa publiku është i obliguar të mbajë maska. (koha.mk)