Shkup, 21 shkurt – Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 626 dhe ka rreth 430 shtretër të lirë në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi. Gjithsej 252 pacientë të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.
Në 24 orët e fundit , në klinikat interne ka pasur pesë pranime. Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” kishte gjashtë pranime të reja, ndërsa tre në Klinikën infektive ditën e djeshme. Në Kozle janë pranuar tre pacientë. Në 24 orët e kaluara në shtëpi janë lëshuar 21 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid qendrat mjekohen 30 pacientë, në Klinikën e neurologjisë 15 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 24 pacientë me simptoma të virusit korona. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 74 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive janë pranuar 86 pacientë, derisa në Institutin për sëmundje të mushkërive në Kozle ka 27 pacientë. Në KGJO ka një paciente të hospitalizuar me kovid.
” Numri i pranimeve në 24 orët e kaluara është stabil dhe sot në mëngjes deri në orën 8 kishte 100 vende të lira, ndërsa gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar do të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, thekson Ministria e Shëndetësisë.
Siç informojnë, gjatë 24 orëve të kaluara në kovid qendrat në spitalet në vend është raportuar se mjekohen gjithsej 369 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus.
Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 23 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 36 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 15 pacientë, në Veles mjekohen 27 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 44 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. Në Kovid qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 53 pacientë, në Prilep 50, në kovid qendrën në Gostivar 7, ndërsa në Strugë 21 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 26 pacientë, në Koçan 4 në Kërçovë 8, në Kavadar 34, në Gjevgjeli 4 persona, ndërsa në Dibër 13 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.