Zagreb, 24 shkurt – Nga Klinika për Sëmundje Infektive në Zagreb njoftojnë se gjatë testimit të gjithsej gjashtë kampionëve të koronavirusit (Kovid -19), nga një nga Spliti dhe Rijeka dhe nga dy kampionë nga Zagrebi dhe Sisaku.
Informacionet për rezultatet do të jenë të kapshme pas përfundimit të testimit, përmes institucioneve shëndetësore, prej ku janë dërguar kampionet e testimit në Klinikën për Sëmundje Infektive në Zagreb, në pajtim me Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Në testimet e sotme në Klinikë asnjë kampion nuk ka qenë pozitiv të koronavirusit e ri.
Informacionet do të azhurnohen në varësi të paraqitjes së kampionëve të rinj, theksohet në kumtesën e Klinikës.(koha.mk)