Një nënë e papunë prostituonte tre fëmijët e saj, 3, 4 dhe 7 vjeç, në këmbim të parave. Policia italiane e arrestoi gruan nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit me të mitur dhe keqtrajtime, si dhe dy burra mes tyre dhe një polic, nën akuzën e abuzimit seksual.
Hetimet nisën pas denoncimit për keqtrajtime ndaj të miturave, të bëra nga punonjësit e një komuniteti ku trajtoheshin tre fëmijët, për shkak të heqjes së kujdestarisë ndaj gruas, prej kushteve të saj ekonomike dhe higjienike. Por pas dërgimit në qendër, tre fëmijët nisën të tregonin abuzimet e pësuara, duke bërë që Prokuroria e Catanias të nisë hetimet.
Abuzimi seksual ka ndodhur në vitin 2014, në kohën kur viktimat ishin 3, 4 dhe 7 vjeç, ndërkohë që në vitin 2016, u hoqën nga kujdestaria e nënës. Rezulton se abuzimet janë kryer në një garazh dhe në banesën e gruas. Aktualisht po përballen me procesin gjyqësor nëna e të miturve, karabinieri Mario Schiavone 41 vjeç dhe një person tjetër.