Marco Grassi është një talent i ri dhe i rrallët e premtues në fushën e pikturës hiper-realiste.
Ai pjesën më të madhe të punës e bën në Milano. Ky stil i pikturës ka kapur me të vërtetë shumë pjesë të madhe të artit, viteve të fundit. Cilësia fotografike e veprave të artit është ajo që i habit njerëzit – ato janë të përsosura deri në detajin e fundit, transmeton lajmi.net
Merreni këtë shembull si fillim, me të vërtetë duket e pamundur që kjo është pikturë:
Specialiteti i Marcos qëndron në talentin e tij unik për të aplikuar detaje të vogla të cilat i qëndrojnë besnike realiteti dhe pothuajse i habisin shikuesit deri në mosbesim se ajo është pikturë. Trupat duket të jenë prej porcelani ose të gëdhendura në dru dhe disa janë të zbukuruara jashtëzakonisht shumë saqë përkojnë detajisht me realitetin.
“Dua të eksploroj marrëdhënien ndërmjet të jashtmes dhe të brendshmes, e cila përfaqësohet në pikturat e mia nëpërmjet elementeve sterile dhe të pajeta”, thotë Marco. Shumë nga pikturat e tij shfaqin peisazhe ose detaje q ëduket të jenë njëra me trupin e gruas, duke i shndërruar ato në krijesa hibride interesante.
Ai ka një aftësi për të kapur thellësitë e emocioneve dhe për të komunikuar ndjenjat e brendshme të subjekteve të tij. Kombinimi i teksteve të ndryshme me portrete të tilla realiste rezulton në pikturat shumë poetike dhe vizionare. A nuk mendoni edhe ju njëjtë?