Shkup, 30 tetor – Ministria e Ekonomisë sot ka sjell vendim që të prolongohet afati për aplikim për të shfrytëzuar pushimin falas për familjet me të ardhura të ulëta. Deri më 20 nëntor familjet me të ardhura të përgjithshme deri 22 mijë denarë do të mund të aplikojnë për qëndrim të subvencionuar pesëditor. Pushimi falas, sipas informacioneve të Ministrisë së Ekonomisë do të mund të realizohet në të gjitha qendrat turistike në vend, duke pasur parasysh atë që janë paraqitur mbi 60 hotele për akomodim të personave, të cilët do të shfrytëzojnë pushime falas. Shfrytëzuesit do të marrin vërtetim nga Ministria e Ekonomisë, për shfrytëzim të mjeteve për pushim të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta në vlerë prej 15.000 denarë dhe kjo do të shfrytëzohet në një prej objekteve të kategorizuara hotelierike për akomodim në RM, që janë paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë.