Shkup, 30 mars – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska bëri të ditur se nesër e bëjnë formale dhe e publikojnë konkursin e parë për pranim të 125 ushtarëve të rinj profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë, i cili do të jetë një pjesë prej gjithsej 375 ushtarëve të rinj profesionist, të cilët duhet ta përforcojnë përbërjen e armatës.
Theksoi se më këtë jepet kontribut edhe në politikën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për krijimin e vendeve të reja të punës, të cilat do të paguhen më mirë.
“Synimi ynë është që me këtë hap, si dhe me rritjen e rrogave të përbërjes ushtarake në Armatën e Republikës së Maqedonisë të zgjidhim tri çështje, së pari ta rrisim stabilitetin dhe sigurinë e shtetit tonë, së dyti të krijojmë mundësi për të rinjtë e Republikës së Maqedonisë dhe së treti ta vazhdojmë tendencën e rritjes së rrogave, gjë që u bë e ditur në janar”, theksoi sot Shekerinska pas vizitës në Qendrën ushtarako-mjekësore në Shkup.
Ajo u bëri thirrje të gjithë të rinjve të moshës deri 25 vjeç me shkollë të mbaruar të mesme, të cilët tashmë vullnetarisht e kanë kryer shërbimin ushtarak, të paraqiten në këtë konkurs dhe të japin mundësi për gjeneratën e tyre, të krijojnë mundësi, por edhe të ndikojnë në përforcimin e përbërjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë.
“Treguam edhe si Qeveri, por edhe si njerëz të cilët e udhëheqin Ministrinë e Mbrojtjes, se i mbajmë mend fjalët dhe premtimet të cilat i japim. E përforcojmë përbërjen, e përforcojmë Armatën e Republikës së Maqedonisë, e tani punojmë edhe në përforcimin e investimeve në të gjitha objektet ushtarake”, theksoi Shekerinska.
Në mënyrë shtesë, theksoi, në dhjetë ditët e ardhshme edhe zyrtarisht do ta fillojmë procesin me furnizim të uniformave dhe çizmeve të cilat vite me radhë ishin pengese dhe dobësi e të gjithë atyre të cilët punojnë në Armatë.
“Synimi ynë është që hap pas hapi t’i zgjidhim problemet, t’u japim mundësi të rinjve të cilët mund të kontribuojnë. Shërbimi në Armatë nuk është vetëm kënaqësi, nuk është vetëm përgjegjësi, ai është edhe mundësi e madhe për përparim, në trajnime të cilat i realizojmë në më shumë se 20 shtete të botës, mundësi për arsimim shtesë edhe për profesion, i cili kthen edhe në kuptim të mundësive për zhvillim të mëtutjeshëm profesional”, shtoi Shekerinska.