Shkup, 8 qershor – Maturantët të cilët këtë vit e kanë mbaruar shkollimin e mesëm në vitin shkollor vijues, nesër i nënshtrohen edhe një provimi ekstern të maturës shtetërore të sesionit të qershorit për vitin shkollor 2017/2018, informon Koha. Nesër ata kanë provim në gjuhë amtare, respektivisht gjuhë maqedonase dhe letërsi, gjuhë shqipe dhe letërsi dhe gjuhë turke dhe letërsi; të hënën i nënshtrohen provimeve në filozofi, estetikë, kimi, fizikë, biologji, histori, biznes; ndërsa të mërkurën në lëndën e matematikës. Të gjithë provimet eksterne fillojnë në ora 10.