Prestigjiozja amerikane “Time” e ka përzgjedhur këngën “New Rules” të Dua Lipës si këngën më të mirë të vitit 2017. “New Rules” e Lipës e lansuar në korrik deri tani ka 745 milionë klikime vetëm në YouTube, ndërsa suksesi i saj e ka shpallur Dua Lipën si femrën më të dëgjuar në Britani të Madhe sivjet. “Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për ‘rregulla të reja’ (New Rules) si 2017-a, dhe e lindura në Kosovë dhe e rritur në Londër i renditi ato në një hit viral që ngulitet në kokë”, ka shkruar “Time” si përshkrim të kësaj kënge. Top dhjetëshja e “Time” është si në vijim:
- Kelsea Ballerini, “Legends”
- JAY-Z, “Story of O.J.”
- Selena Gomez, “Bad Liar”
- Cardi B, “Bodak Yellow”
- Portugal, The Man, “Feel It Still”
- King Krüle, “Biscuit Town”
- Frank Ocean, “Chanel”
- Luis Fonsi & Daddy Yankee, “Despacito”
- St. Vincent, “New York”
- Dua Lipa, “New Rules”