Neymar kërkonte përjashtimin e Barcelonës nga Champions, lajmi që shkakton sensacion bëhet i ditur nga mediat spanjolle disa javë pas transferimit të Brazilianit te Psg. Lajmi për largimin e tij la në ankth për plot dy javë drejtuesit, teknikë, shokë të skuadrës dhe gjithë tifozërinë blaugrana, deri në arritjen e transferimit të tij në Paris. Klubi i sheikut Al-Khelaifi i pagoi Barcelonës shifrën e parashikuar në klauzolën e kontratës së tij që skadonte në vitin 2021, prej 220 milionë eruosh në rast largimi, ndërkohë që babai i brazilianit i kërkoi ekipit nga katalunja një dëmshpërblim prej 26 milionë eruosh, të cilin drejtuesit e Barcës as që e morën në konsideratë. Kjo ishte edhe arsyeja se pse lojtari i këshilluar nga avokatët, e denoncoi Barcelonën tek UEFA për ta përjashtuar atë nga kompeticioni i Champions League. Në këtë mënyrë ndarja e palëve nuk ishte ndër më të mirat në historinë e futbollit edhe pse bashkë ata shkruan faqe suksesi. Unioni i shoqatave europiane të futbollit nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Neymar të prezantuar nga avokatët e tij. Të paktën në këtë garë duelin e fitoi Barcelona.