Humbja e PSG ën finalen e Kupës së Francez ndaj Rennes ka sjellë një zemërim të madh tek Neymar, i cili e tregoi se ishte tepër nervoz, duke goditur një tifoz, teksa po shkonte për të marrë medaljen e humbësit.
Ndërkohë pas ndeshjes, sulmuesi brazilian ka kritikuar ashpër të gjithë lojtarët e rinj të PSG-së, duke i cilësuar si të pabindur dhe kështu ekipi nuk ecën përpara.
“Ne duhet të sillemi si burra në dhomën e zhveshjes, duhet të jemi më të bashkuar. Shoh lojtarët e rinj që nuk janë dështakë, por ata më shumë flasin se dëgjojnë. Ata duhet të mësojnë të dëgjojnë më shumë se sa të flasin.
Kur një lojtar me përvojë flet, ata iu përgjigjen menjëherë. Kur trajneri flet, ata i kthehen. Kështu një ekip nuk ecën përpara. Ne kemi më shumë eksperiencë, kështu ata duhet të na respektojnë ne, të na dëgjojnë më shumë. Unë e kam bërë këtë kur fillova të luaj”, tha Neymar për “Goal.com”, pas finales së humbur ndaj Rennes.