Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ekspertë ekonomik dhe biznesmen aspak nuk pajtohen për shkak se nga ky ligj më të prekurit do të jenë qytetarët sidomos ata të cilët dëshirojnë të blejnë teknikë të bardhë , mobileje apo ndonjë mall tjetër që ka vlerë mbi 500 euro
Zejnulla VESELI
Shkup, 29 maj – Nga 1 qershori qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk do të mund të blejnë mallra me para të gatshëm që kanë vlerën mbi 500 euro apo 30.000 denarë. Ndalesat që në RMV të mos mund të bëhen pagesa me para në dorë nga qytetarët e rregullon Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, shkruan gazeta KOHA.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ekspertë ekonomik dhe biznesmen aspak nuk pajtohen për shkak se nga ky ligj më të prekurit do të jenë qytetarët sidomos ata të cilët dëshirojnë të blejnë teknikë të bardhë , mobileje apo ndonjë mall tjetër që ka vlerë mbi 500 euro. Sipas ekspertëve ky ligj është shumë restriktiv jo vetëm që do vështirësojë punën e tregtarëve që merren me shitjen e mallrave me pakice por edhe për qytetarët.
Drilon Iseni drejtorë ekzekutiv në OEMVP vlerëson se me hyrjen në fuqi të nenit 182 të Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, i cili parasheh që të mos lejohen pagesa me para të gatshme mbi 500 euro, bizneset e vogla, dhe të mesme do të hasin në shumë vështirësi pasi që do të mbingarkoheshin aq shumë duke u preokupuar me formalitete ligjore sa që do të vënë në dyshim a ja vlen të vazhdojmë me veprimtarinë e tyre, kurse lëshimet më të vogla sipas ligjit kanë dënime shumë të larta të cilat nuk janë në frymën e zvogëlimit të gjobave të proklamuara nga qeveria. “Një ashtu ligjit do të prek edhe konsumatorët të cilët janë lokomotiva kryesore e ekonomisë sonë, gjegjësisht do të destimulohen pasi që, fillimisht do të duhet të ndryshohen shprehja e njerëzve që është proces shumë i vështirë, e dyta do të shtohen shpenzimet në mjete dhe kohë për t’i realizuar transakcionet, konsumatorët do të kahëzohen në tregje alternative ose blerjet do të bëhen në ekonominë joformale. Një element shumë i rëndësishëm i cili nuk është marrë parasysh është diaspora të cilët injekton një vlerë shumë të lartë të parave në ekonomi do të jenë të kufizuar me 500 euro kurse nga ana tjetër ata mund të posedojnë 10,000 euro mjete të gatshme me vete”, vlerëson Drilon Iseni drejtor ekzekutiv i OEMVP.
Sipas tij nga 1 qershori ky ligj do të jetë edhe një goditje për xhepin e qytetarëve dhe firmave që kryesisht merren me shitjen e teknikës së bardhë apo mobileje, kurse qytetarët që duan të blejnë një televizor që ka vlerë më të madhe se 500 euro së pari parat duhet t’i deponoj parat në bankë dhe pagesën ta bëjë përmes kartelës transakcionale ose kreditore.
“Është praktikë e kamotshme në Ballkan që qytetarët paguajnë për gjithçka me para të gatshme. Pas një qershori ky ligj edhe njëherë do të dëmtojë xhepin e qytetarëve. Nëse dëshirojnë të blejnë mall që ka vlerë mbi 500 euro, së pari duhet i deponojnë parat në dhe nëse pagesën e bëjnë përmes llogarive bankare atëherë bankat do t’ju marrin provizion për tnsakcionin që shkon përmes bankës. Pikërisht për këtë qytetarë të gjejnë alternativa tjera, për të blerë mall që ka vlerë mbi 500 euro ne tregjet e Kosovës, Serbisë ose Greqisë”, thotë Drilon Iseni drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
Ndërkaq Sinisha Pekevski analist ekonomik shprehet se ligji në fjalë që mund të këtë efekte negative dhe pozitive.
“E para si efekte negativ është se do të dëmtojë xhepin e qytetarit se të gjitha parat patjetër duhet të kalojnë përmes sistemeve legale kështu që çdo transakcion në vlerë mbi 30,000 denarë duhet të kaloj përmes bankës, gjegjësisht kartelave bankare, për të cilat bankat do të marrin provizion për shërbimin e kryer nga klienti. E dyta efektet pozitive e kësaj mase janë se dukshëm do të zvogëlohet ekonomia informale në Maqedoni. Pra çdo pagesë përmes kartelave do të mund të përcjelljen të gjitha pagesat që do të bëhen për mallrat e blerë, si nga qytetarët por edhe nga kompanitë. Me këtë masë do të destimulohet ekonomia joformale”, thotë Sinisha Pelevski, analist ekonomik. (koha.mk)