Dibër, 30 korrik – Nga Myftinia e Dibrës, që i përfshin komunat Dibër, Qendra Zhupa dhe rajonin e Rekës, komuna Mavrovë Rostushë, këtë vit në Haxh do të shkojnë 36 besimtarë, që është për 10 besimtarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
“Myftinia jonë i ka ndërmarrë aktivitetet e domosdoshme për largim të rregullt në vendet e shenjta Mekë dhe Medine, ku realizohet shtylla e pestë e islamit – Haxhi. Besimtarët që u paraqitën i kanë kaluar kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa e kanë marrë edhe vaksinën e nevojshme”, deklaroi për MIA-n, haxhi ramazan efendi Hasa, myftiu i Dibrës.
Besimtarët e këtij rajoni për Arabinë Saudite nisen sonte nga Dibra, kur rrugë të lumtur dhe pranim të lutjeve nga Zoti do t’u dëshirojnë familjarët dhe miqtë më të afërm. Pastaj së bashku me besimtarë tjerë nga vendi, e vazhdojnë rrugën nga aeroporti i Shkupit. (koha.mk)