Së paku 22 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me sëmundjen e kolerës në vendin afrikan Niger, ku epidemia u paraqit muajin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Ministria e Shëndetësisë e Nigerit bëhet e ditur se në rajonin jugor Maradi që nga korriku zgjat beteja kundër epidemisë së kolerës.
Po ashtu theksohet se ministria me ndihmë të organizatave joqeveritare në terren punon për të vënë epideminë nën kontroll.
Në rajon deri tani janë regjistruar 302 raste të infeksionit, ndërsa me kolerën më së shumti janë prekur fëmijët deri në moshën 15 vjeç. Gjatë dy ditëve të fundit kanë vdekur nëntë persona, ku si pasojë numri i të vdekurve u rrit në 22.