Shkup, 7 prill – Si diçka më të çuditshme dhe jologjike e shikonin kontestin për emrin Maqedonia të gjithë ata të cilët prej anash e vëzhgonin ose kohë pas kohe informoheshin për procesin, por ndërmjetësuesi në kontestin e emrit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë thekson se ata të cilët direkt ishin të përfshirë në proces kanë mundur të kuptojnë se bëhet fjalë për çështje e cila qëndron në thelbin e identitetit dhe ndjenja kombëtare e sigurisë së të prekurve, transmeton gazeta KOHA.
Ish përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic për të cilin mediat botërore publikuan se është njeri i cili tërë karrierën e tij ia ka përkushtuar në një fjalë, në analizë detajore për Nationalities Papers, revistë akademike të cilën e boton Universiteti i Kembrixhit për Asociacionin e studimeve të kombeve, jep kontroll detajor të kontestit dhe zgjidhjes së tij përfundimtare.
Nimic, i cili më shumë se 20 vjet ka bërë përpjekje t’i afrojë të dy palët për ta zgjidhur kontestin, ka lindur më 17 qershor të vitit 1939, pikërisht në ditën kur në Nivica të liqenit të Prespës ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës, me të cilën i’u dha fund kontestit gati tre dekadësh mes dy vendeve fqinje.
Nimic në analizën e tij detajore flet për kontekstin historik të kontestit, procesin e negociatave, çështjen kohore, vendosjen e korrnizës së re për zgjidhjen e çështjes, si dhe për përpjekjet të shkatërrohet parimi i mospëlqimit të së humburës dhe ai të zëvendësohet me atë që mund të merret nëse gjehet zgjidhje.
“Prejse kontesti ishte zgjidhur me marrëveshjen e Prespës në qershor të vitit 2018, shumica e vëzhguesve pyeteshin pse nevojitej aq shumë kohë. Megjithatë kjo ishte çështje e cila ka shkuar direkt në zemrën e identitetit dhe ndjenjës nacionaliste të sigurisë”, thotë Nimic.
Thekson se në këtë rast të pazakontë për shumicën, ndërrimi i emrit të shtetit të ri të pavarur, ka përfshirë probleme të thella të lidhura me identitetin e dy palëve të veçanta dhe kuptimin e tyre të ndryshëm për historinë, kulturën dhe të ardhmen e rajonit.
“Zgjidhja e kontestit të emrit mes Greqisë dhe fqiut të saj verior ka krijuar mundësi të re të rëndësishme për marrëdhënie më konstruktive dhe Ballkan më të sigurt. Marrëveshja e Prespës , e nënshkruar në bregun e liqenit të Prespës, e cila i ndan të dy shtetet është zgjidhje për kontestin dhe bazë për fillim të ri”, thotë Nimic.
Duke theksuar se Marrëveshja ishte përshëndetur nga metropolet botërore si hap i madh për rajonin, theksoi se e rëndësishme është të dihet se Marrëveshja e Prespës nuk ka pasur mbështetje të gjërë edhe në të dy vendet, dhe siç shkruajti, “mezi i ka marrë votat e nevojshme parlamentare dhe votat e qytetarëve në Greqi dhe në fqiun e saj verior”.
Nimic thekson se çështja e Maqedonisë paraqet polemikë strategjike shumëdimensionale, e cila ka qenë në agjendën e Evropës nga shekulli 19.
“Edhe pse perceptimi i përgjithshëm është se problemi në masë të madhe është zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës, nuk ka garancion se polemika me emrin sërish nuk do të paraqitet në rajon dhe të shkaktojë probleme të reja në të ardhmen”, shënon Nimic, i cili në analizën e tij i potencon këndet e ndryshme të mosmarrëveshjes nga të dyja palët.
Strategjia e negociatave thotë ai, ishte të shkatërrohet ndryshimi i mprehtë në perceptimet e mosmarrëveshjes, të identifikohen perceptimet të cilat çojnë deri në dominimin e parimit të humbjes te të dy palët dhe të bëhet përpjekje për rihulumtim të çështjes.
“Ky rihulumtim ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm dhe duhet të pranohet se edhe në të dy shtetet një numër i madh i qytetarëve Marrëveshjen e shohin nëpër prizmë të së humburës. Sido që të jetë besoj se dukshëm u zvogëlua intensiteti i mospëlqimit drejt humbjes gjatë negociatave, por nevojiteshin 20 vjet për riafirmim, si dhe liderë politik të përkushtuar dhe efikas nga të dy anët”, thotë Nimic dhe në atë kontekst u kthye edhe në përpjekjet e ish shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, por edhe të dy ish kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.
Nimic thotë, Shkupi është sakrifikuar duke e pranuar konceptin ergaomnes, ndërsa për kthim ishin zhbllokuar integrimet e vendit në BE dhe NATO,, por më e rëndësishme se gjithçka është që afirmohej pranimi global i identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, diçka në të cilën askush nuk duhet të dyshojë, duke e përfshirë edhe fqiun jugor Greqinë.(koha.mk)