Në ditën kurë gjyshi i tij, John Gotti do të mbushte 77 vjet, John Gotti Junior debutoi si profesionist në sportin e arteve të kombinuara marciale (MMA) dhe fitoi me ‘Knock-Out’. Nipi i njërit prej mafiozëve më të fuqishëm të gjysmës së dytë të shekullit 20, për dallim prej familjes ka zgjedhur tjetër biznes.
Gjyshi i tij ishte udhëheqës i familjes Gambino në New York dhe në vitin 1992 ishte dënuar për 5 vrasje, reket, nxitje të vrasjeve dhe evazion fiskal. Në moshën 61 vjeçare, ai kishte vdekur në burg në vitin 2002 nga kanceri, transmeton GazetaMetro.net Kur ky ishte burgosur në vitin 1992, vendin ia kishte zënë i biri, John Gotti II, por gjykata nuk arriti të shpallte fajtor dhe e liroi atë në vitin 2008.
Ishte kjo kohë, kur John Gotti Jr vendosi të merrej me sportin luftarak. “Kur babai doli nga burgu, (MMA) ishte e ndikoi shumë që ne të lidheshim me njëri tjetrin. Ne shikonim përmes televizionit luftërat e mëdha së bashku në shtëpi, dhe poashtu kemi shkuar disa mbrëmje të dueleve në New Jersey.
“Mendoj se tani e kam zgjedhur këtë si profesion. Edhe pse babai është krenar me mua, mendoj se ai është pishman që ka nxitur interesimin tek unë (për këtë sport). Nuk besoj se e ka menduar ndonjëherë që do të përfundojë kështu. Cili baba e dëshiron të birin në këso ambienti”, ka thënë Gotti Jr. Sidoqoftë, në duelin e parë atij iu desh më pak se një raund të mposhte kundërshtarin.