Atletja afrikano-jugore, Caster Semenia, kampione olimpike dhe e botës në garën e 800 metrave, mund të mungojë në pjesën më të madhe të vitit 2019, për shkak të rregullit të ri që ka vendosi IAAF (Federata Ndërkombëtare e Atletikës), që nuk lejon të garojnë sportistet me nivel të lartë testosteroni. Nuk është hera e parë që Semenia përballet me këto ndryshime të rregullores, madje disa vite më parë qëndori disa muaj pushim, por këtë herë ajo e ka apeluar vendimin e IAAF.
IAAF kërkon që atletet femra që kanë nivel të lartë testosteroni, i cili prodhohet vetë nga trupi dhe jo përmes dopingut, t’u nënshtrohen kurave, që do të zgjasin për një periudhë 6-mujore. Kjo do të thotë që Semenia të mos garojë përgjatë gjithë vitit tjetër, pasi vendimi hyn në fuqi më më 26 mars dhe kurat 6-mujore përfundojnë më 26 shtator, një ditë para fillimit të Botërorit në Doha. Por Semenia e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportive në Lozanë, në pritje të një vendimi.