Shkup, 24 dhjetor – Nëntë herë më i ulët është niveli i lumit Treska në Makedonski Brod në raport me mesataren për dhjetorin, ndërsa Pçinja në Banjën e Katllanovës është ulur dyfish më shumë, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.
Janë përgjysmuar edhe nivelet e Cërna Rekës në Novac, Sateska në Botun, si edhe niveli i Kriva Reka në Kriva Pallankë.
Sipas DPHM, ulje shënojnë edhe Vardar, Bregallnica, në Shtip dhe Drini i Zi në Lozhan.