Shkup, 19 shkurt – Nivelet e ujit në pothuajse të gjithë lumenjtë janë më të larta se mesatarja për muajin shkurt, ndërsa në krahasim me ditën e djeshme ka lëvizje të vogla të niveleve përgjatë rrejdhave epërme dhe të poshtme, tregojnë të dhënat e fundit të matjeve që i bën Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nivel më të ulët të ujit se mesatarja kanë lumenjtë Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, Bregallnica afër Berovës dhe Crna Reka afër Novacit.
Nivelet e ujit në liqenet natyrore në Maqedoni janë në kuadër të mesatares disavjeçare për këtë muaj.