Majami, 19 prill – Një aeroplan nga periudha e Luftës së Dytë Botërore detyrimisht zbriti në ujërat e cekët të plazhit frekuentues Kokoa në Florida, vetëm disa metra nga notuesit.
Prejse kanë parë se aeroplani zbret mbi to, ata të cilët rreziteshin në plazh menjëherë kanë incizuar me celularët, pas së cilës videoja përfundoi në rrjetet sociale.
Aeroplani që ka qenë i detyruar të zbresë në ujë të cekët, siç transmeton “Jutarnji list”, është me një motor “TBM Avenxher” i cili ka marrë pjesë në një aeromiting në afërsi të plazhit, ka pasur një defekt mekanik gjatë fluturimit, por piloti ka arritur të zbresë dhe të dalë nga ai.
“Ekipet e shpëtimit menjëherë arritën në vendin e fatkeqësisë, ndërsa piloti nuk ishte lënduar”, deklaruan organizatorët e aeromitingut.