Shkup, 20 mars – Një çift bashkëshortor nga Dellçeva dje ka denoncuar në polici, se, derisa nuk kanë qenë në shtëpi, një mik familjar ka abuzuar mbi vajzën e tyre minorene.
Fëmijët në moshë prej 12 deri 14 vjeç kanë qenë në shtëpi me gjyshin e tyre, kur ka ardhur miku familjar. Rreth orës 22:30, djali u ka treguar prindërve të cilët ndërkohë janë kthyer, se miku e ka prekur motrën e tij nëpër trup në dhomën e ditës dhe i ka thënë të mos i tregojë askujt. Këtë ia ka treguar vajza vëllait të saj.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policor në Dellçevë. Personi është thirrur dhe është mbajtur në polici. Kundër tij do të parashtrohet padi penale dhe gjatë ditës do të nxirret para Gjykatës në Koçan.